Ndalohen dy persona Bogorodicë, dyshohen për kontrabandim me emigrantë

Maqedonia

Ndalohen dy persona Bogorodicë, dyshohen për kontrabandim me emigrantë

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 10:25
Ilustrim

MPB njofton se janë ndaluar dy persona të cilët dyshohen për kontrabantë me emigrant.

“Më datë 16.10.2024 në ora 14:30 në fshatin Bogorodicë, Gjevgjeli, nga ana e punonjësve të stacionit policor për kontrolle kufitare dhe vëzhgim kufitar Bogorodicë, janë ndaluar F.S.(21) dhe O.C.D. me vendqëndrim të përkohshëm në Shkup.

Gjatë kontrollit në automjetin “Seat Ibiza” me targa të Shkupit, i cili drejtohej nga F.S., janë gjetur pesë emigrantë nga Iraku, nga të cilët një grua dhe një e mitur.

Ndërsa, gjatë kontrollit në automjetin “Citroen C3” me targa të Shkupit, i cili drejtohej nga O.C.D., janë gjetur katër emigrantë, njëri prej tyre i mitur.

Personat janë mbajtur në stacion policor, ndërsa emigrantët janë vendosur në qendrën pranuese-transitore në Gjevgjeli.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat