PTHP: Po zhvillohet një aksion policor në Tetovë dhe Ohër

Maqedonia

PTHP: Po zhvillohet një aksion policor në Tetovë dhe Ohër

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 13:09
Policia

Prokuroria Themelore Publike njofton se po zhvillohet aksion i madh policor në rajonin e Tetovës e gjithashtu edhe në Ohër.

“Nën udhëheqjen e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është duke u zhvilluar aksion i madh policor në rajonin e Tetovës dhe Ohrit.

Po kryhen bastisje në disa lokacione, ka edhe persona të ndaluar.

Me detaje të aksionit MPB dhe PPKOK do të dalin gjatë ditës”, thonë nga Prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat