ASH krahu i Selës: Falë presionit të ndërkombëtarve dështoi sabotimi i Korridorit 8

Maqedonia

ASH krahu i Selës: Falë presionit të ndërkombëtarve dështoi sabotimi i Korridorit 8

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 16:42
Aleanca për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët krahu i Selës përshëndet angazhimin e Brukselit zyrtar dhe faktorit ndërkombëtar në përgjithësi, për rikthimin në agjendë të Korridorit 8 si një projekt të rëndësishëm për vendin dhe rajonin.

“Falë presionit të brendshëm dhe të miqve europian u demaskua edhe mashtrimi i Qeverisë se gjoja nuk ka trase, se rruga përfundon në tunel që nuk shpie askund, se nuk bën projektimi dhe arsyetime të tjera boshe.

E vlerësojmë si të rëndësishëm qëndrimin e fortë të Brukselit që solli këndjelljen e Qeverisë së RMV për vazhdimin e projektit të Korridorit 8”, thuhet në komunikatën e ASH-së.

Ashtu siç kemi thënë që në fillim, theksojnë nga atje, tentimet e kësaj Qeverie proruse për të larguar vendin nga perëndimi janë të destinuara për të dështuar.

“Bashkë me aleatët tanë nuk do të lejojmë të dështojnë përpjekjet ndër vite për integrimet euro-atlantike të vendit dhe mbarë rajonit”, thonë nga atje.

Nga ASH shtojnë se me një angazhim të përbashkët të forcave progresive, bashkë me qytetarët do të realizojmë vizionin tonë dhe do të pengojmë edhe projektet e tjera të mbrapshta të kësaj Qeverie monoetnike dhe jolegjitime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat