Ndryshime në Ligjin e Akcizës, cigaret në RMV do të shtrenjtohen sërish edhe në muajin janar

Maqedonia

Ndryshime në Ligjin e Akcizës, cigaret në RMV do të shtrenjtohen sërish edhe në muajin janar

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Një pjesë e cigareve në Maqedoninë e Veriut këtë javë janë shtrenjtuar për një çmim prej 10 denarë më shtrenjtë.

Shkak janë bërë ndryshimet e reja në Ligjin e Akcizës.  Këto ndryshime kanë hyrë në fuqi që nga fillimi i vitit.

Kjo rrit normën e akcizës për cigaret, në mënyrë që të standardizohet me BE-në.

Qeveria do të përfitojë në buxhet rreth 13 milionë euro në vit.

Kjo nuk do të jetë rritja e fundit, pasi çmimet e produkteve të duhanit do të rriten çdo vit më 1 janar, duke arritur standardet e BE-së deri në vitin 2030.

Edhe në janar rritja pritet të jetë 10 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat