BDI: Po ndodh degradim i skajshëm në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonia

BDI: Po ndodh degradim i skajshëm në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 13:44
BDI: Po ndodh degradim i skajshëm në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes

Bashkimi Demokratik për Integrim sot një konferencës për media akuzoi qeverinë se po degradon institucionet e Qeverisë. Valdet Xhaferi nga kjo parti tha se “rikthmi i incidenteve ndëretnike dhe provokimeve ndëretnike, shtimi i incidenteve të armatosura, degradimi dhe anashkalimi ikuadrove shqiptare, zëvendësimi i tyre me kuadro të OBRM-PDUKM-së, janë ndër rastet e shumta që pasqyrojnë punën e institucioneve të sigurisë në këto katër muaj keq-qeverisje tëqeverisë monoetnike”.

Gjatë kësaj periudhe, në Ministrinë e Punëve të Brendshme ndodhi spastrim etnik dhe degradim i kuadrit shqiptar, siç ishte rasti me kryeshefin e kërkimeve në MPB, ndihmës ministrin përçështje administrative, ndihmës drejtorin në Departamentin për Policinë e uniformuar, kryeshefin e kërkimeve ndërkombëtare(Interpol), kryeshefin në Sektorin e Punëve të Brendshme në Strugë, kryeshefin e njësitit për tregti me armë, komandantin në Stacionin Policor në Gostivar, komandanti në Stacionin Policor në Bitpazar të Shkupit, por edhe një numër i konsiderushem i inspektorëve të lartë në Sektorin për krim të organizuar dhe krim-polici”.

Duhet përmendur edhe degradimi i policëve kufitarë në rastin me Afrim Gashin dhe rastin me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit, në Aeroportin e Shkupit, nga ku pa fajin e tyre si pasojë e këtij hovi nacionalist e pësuan policët shqiptar me dënime, degradime, largime nga puna dhe më e keqja edhe me procedura për përndjekje penale, për diçka që ata aspak nuk janë pjesë e fajit dhe përgjegjësisë, por thjesht janë viktima të një sistemi që mundohet ta ndërtoj kjo qeveri pa legjitimitet etnik për tregimin e muskujve dhe përhapjen e frikës tek qytetarët shqiptar”, tha Xhaferi.

Ai gjithashtu theksoi se “gjatë kësaj periudhe po ndodh presioni i vazhdueshëm tek të punësuarit për të nënshkruar deklaratat që vullnetarisht i lëshojnë vendet e punës dhe kryesisht në pozicionet udhëheqëse, e gjithë kjo më qëllim që të mos vazhdohet me procedura administrative dhe gjyqësore”.

Ky hov i mbrapsht që ka marrë kjo qeveri monoetnike, nuk kursen asnjë institucion, qofshin edhe ato ku me standarde dhe rregulla si vendore po ashtu edhe ndërkombëtare kërkohet të udhëhiqen nga kuadro apolitik dhe shumë professional. Se është kështu, dëshmon edhe përzgjedhja e fundit që e bëri Qeveria, me emërimin në krye të Agjencionit për Siguri Nacionale, kuadrin e OBRM-PDUKM-së, Bojan Hristovski, i cili në shkurt të vitit2023 ishte emëruar kryetar i komitetit të OBRM-PDUKM në qytetit e Shkupit. Kjo përzgjedhje, ka hapur shumë dilema, ku me të drejtë mund edhe të dyshojmë se intenca është institucionet e sigurisë të kthehen në çerdhe partiake”, tha Xhaferi.

Ai theksoi se “situata aspak nuk ndryshon edhe në mbrojtje. Edhe atje degradohen kuadrot shqiptare, siç ishte rasti kur presidentja Siljanovska emëroi për shef të shtatmadhërisë një kuadro që nuk plotëson kushtet e duhura për të qenë në këtë pozitë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat