Ibraimoski për bombën në selinë e partisë së tij: Ka video-incizime, do të gjenden autorët

Maqedonia

Ibraimoski për bombën në selinë e partisë së tij: Ka video-incizime, do të gjenden autorët

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 16:45
Samka Ibraimoski

Kryetari i Partisë për Emancipimin e Plotë të Romëve (PEPR) Samka Ibraimoski, është deklaruar në lidhje me rastin e ditës së sotme, ku u gjet një mjet shpërthyes në selinë e partisë së tij në Tetovë.

Ai tha se autorët do të gjenden pasi ka video-incizime.

“Tashmë ka video incizime dhe do të gjendet personi. Gjithçka është parë, gjithçka është thënë. Në 04:23 minuta, ka ardhur këtu, e ka thyer xhamin, e ka gjuajtur bombën, ka pasur guxim të kthehet mbrapa që ta shohë nëse është aktivizuar apo nuk është aktivizuar, tash për fat të mirë nuk është aktivizuar për pak”.

“Por edhe anëtari jonë i partisë e ka marrë fshesën që ta fshijë, për fat të mirë nuk e mori që ta fshijë sepse ka qenë para derës, do të ishte shpërthim i tmerrshëm. Bëhet fjalë për bombë kashikarë nga më të vjetrat që ka ndikim shkatërrues”, tha mes tjerash Ibraimoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat