Ademi: Protestat janë në agjendën e BDI-së

Maqedonia

Ademi: Protestat janë në agjendën e BDI-së

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 16:47
Arbër Ademi

Nënkryetari BDI-së, Arbër Ademi thotë se protestat janë në agjendën e partisë, mirëpo ende nuk është vendosur në organet partiake për fillimin e të njëjtave.

“Protestat janë pjesë e agjendës së Bashkimit Demokratik për Integrim, por ende nuk janë të shqyrtuar në organet partiake se kur dhe si do të mbahen të njëjtat”, tha Ademi.

Ai tha se BDI është parti e pavarur dhe autonome e cila vetë e cakton agjendën e saj.

“BDI është parti e pavarur dhe autonome e cila vetë e cakton agjendën e saj politike, duke paraprë se cilat vendime politike janë të rëndësishme për një momentum të caktuar”, theksoi Ademi.

Ademi shtoi se BDI po cakton mbledhje të hapura në parti në të cilën çdo qytetarë i interesuar mund të pjesë dhe të jap propozime.

Ai shtoi se grupi parlamentar i Frontit Europian është i kompletuar dhe është funksional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat