Mickoski: Në kontestin me fqinjin lindor, kërkojmë zgjidhje konstruktive dhe të pranueshme për të gjithë

Maqedonia

Mickoski: Në kontestin me fqinjin lindor, kërkojmë zgjidhje konstruktive dhe të pranueshme për të gjithë

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 17:01
Hristijan Mickoski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në fjalimin e sotëm në Samitin e 20-të Evropian në Salzburg kushtuar Bashkimit Evropian dhe reformave, theksoi se vendi është i bllokuar nga një kontest irracionale dhe bilaterale, duke theksuar se procesi integrues ka vazhduar për një kohë të gjatë për vendin, i ngarkuar me shumë detaje që ndikojnë në shtimin e frustrimeve dhe pakënaqësive të menaxhimit të gjithë procesit.

“Kur bëhet fjalë për dhënien e rezultateve të jashtme, nga jashtë, si shtet, shpesh kemi marrë vetëm fjalë, jo vepra. Rezultatet mungojnë, kemi vetëm detyrime. Dhe me kalimin e kohës, zhgënjimi u rrit në popull, pse tani kemi përsëri një gjendje tjetër, një kufizim tjetër. Dhe ne pyesim veten, në rregull, ne duhet të flasim si politikanë. Dhe tani duhet të qëndroj para qytetarëve të mi dhe të them: shikoni të dashur bashkëqytetarë, studentë të mi, duhet ta ndryshojmë sërish Kushtetutën”, theksoi kryeministri Mickoski.

Ai theksoi se fqinji lindor deri më tani nuk i është bindur 14 aktgjykimeve të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg për regjistrimin e shoqatës së maqedonasve që jetojnë në ato zona, ndërsa kërkojnë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, gjë që tregon se ekziston mungesa e vullnetit për t’i afruar gjërat.

Mickoski theksoi se edhe nëse bullgarët përfshihen në Kushtetutë, askush nuk garanton se ky është kushti i fundit për përmbushjen e një obligimi dhe se për 6 muaj nga tani nuk do të kërkohet asgjë shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat