Vitin e kaluar janë regjistruar 356 vdekje nga kanceri i gjirit në Maqedoni

Maqedonia

Vitin e kaluar janë regjistruar 356 vdekje nga kanceri i gjirit në Maqedoni

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Në Manastir vitin e kaluar janë trajtuar 1.600 pacientë me kancer gjiri, por kjo sëmundje është ende një temë tabu. Shumë gra shmangin ekzaminimet nga frika e një diagnoze negative. Kjo është pjesë e konkluzioneve të forumit “Vetëkujdes – edukim dhe parandalim nga kanceri i gjirit”, në të cilin kanë folur punëtorë shëndetësorë dhe ish-paciente, transmeton “SDK.MK”.

“Në vitin 2008 kur u operova, në Manastir kishte 2000 pacientë dhe më i riu ishte vetëm pas pubertetit. Gratë shpesh shmangin ekzaminimet nga frika. Gjëja më e rëndësishme është të flasim për këtë sëmundje”, tha Katerina Petrovska.

Kryetari Toni Konjanovski informoi se nga 1.600 pacientë, 550 janë të grupmoshës nga 65 deri në 75 vjeç. Në vitin 2023, vdekjet nga kanceri i gjirit u rritën në 356 raste, që do të thotë se një person vdes çdo ditë.

“Është e rëndësishme të rritet vetëdija për vetëkontroll dhe zbulim të hershëm”, theksoi Konjanovski.

Në forum, mjekët specialistë theksuan se rreziku i kancerit të gjirit është i rritur tek gratë me menstruacione të hershme dhe menopauzë të vonë. Mjeku Mihajlo Vangelov paralajmëroi për rëndësinë e parandalimit dhe ekzaminimeve të rregullta, ndërsa mjekja Vesna Shikolovska theksoi se në rrezik ndikojnë edhe pirja e duhanit dhe alkoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat