Mbi 61 mijë denarë janë harxhimet minimale për një familje katëranëtarëshe në Maqedoni

Maqedonia

Mbi 61 mijë denarë janë harxhimet minimale për një familje katëranëtarëshe në Maqedoni

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Shporta minimale sindikale për muajin tetor është 61.249 denarë (995 euro) dhe është 57 denarë më e ulët se në shtator të këtij viti kur ishte 61.306 denarë (996 euro). Përfshirë edhe qiranë për një banesë 60 m2, harxhimet minimale për muajin tetor arrijnë në 76.624,00 denarë (1245 euro).

“Është domethënëse të theksohet se masa e qeverisë për kufizimin e marzheve dha një pjesë të rezultatit të dëshiruar, por për shkak të lakmisë për fitim tek tregtarët që shteti duhet të frenojë, kur e kuptuan qëllimin e qeverisë për këtë masë, ata rritën çmimet e të gjitha produkteve”, thonë nga LSM.

Sipas tyre, kjo konfirmon se çmimet ende duhet të ulen dhe rritja e tyre nuk ka të bëjë me logjikën ekonomike e as me sensin e shëndoshë, por, siç thonë ata, lidhet vetëm me lakminë, e cila është gjithnjë e më e theksuar në Maqedoni.

Nga LSM thonë se gjatë krijimit të masave, qeveria duhet të përfshijë sindikatat në mënyrë që ato të jenë më të mira, duke pasur parasysh se në masën e fundit 47 kategori produktesh nga 70, janë marrë nga shporta minimale e përgatitur nga LSM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat