Paga mesatare neto në muajin gusht ka qenë 41.097 denarë

Maqedonia

Paga mesatare neto në muajin gusht ka qenë 41.097 denarë

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se paga mesatare mujore neto në gusht të vitit 2024, ka qenë 41.097 denarë (667 euro), që është 12,9 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: arsim (18.9%), art, argëtim dhe rekreacion (18.8%) dhe administratë publike dhe mbrojtje; sigurim shoqëror i detyrueshëm (17,0 %).

Rritje e pagës mesatare mujore neto, krahasuar me një muaj më parë, është vërejtur në sektorët e mëposhtëm:

art, argëtim dhe rekreacion (5.3%), bujqësi, pylltari dhe peshkim (4.2%) dhe në objekte akomodimi dhe aktivitete me shërbime ushqimore (3,2 %).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat