Një 60-vjeçar nga Manastiri ka gjetur 10 granata, 4 “shok bomba” dhe disa fishekë

Maqedonia

Një 60-vjeçar nga Manastiri ka gjetur 10 granata, 4 “shok bomba” dhe disa fishekë

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

Një 60-vjeçar nga Manastiri ka raportuar në polici se në tavanin e shtëpisë së tij ka gjetur municion.

“Më datë 21.10.2024 në ora 08:25 në SPB-Manastir, T.I (60) nga Manastiri ka raportuar se gjatë pastrimit të tavanit të shtëpisë së tij ka gjetur:

10 granata dore, katër shok bomba, dy fishekë 9 mm dhe 4 fishekë nga 7.62 mm.

Në orën 09:20, ekspert i piroteknikës nga Drejtoria për Mbrojtje ka tërhequr mjetet shpërthyese për veprime të mëtejshme”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat