Fillon me punë Grupi i punës për themelimin e Regjistrit për pronën e patundshme në RMV

Maqedonia

Fillon me punë Grupi i punës për themelimin e Regjistrit për pronën e patundshme në RMV

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 22:57
Foto nga takimi

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për Qeverisje të mirë, Arben Fetai, sot në hapësirat e Qeverisë e hapi mbledhjen e Parë të Grupit të punës për gjetjen e zgjidhjeve për vendosjen e bazës së centralizuar të të dhënave për pronën e paluajtshme shtetërore.

Menaxhimi dhe udhëheqja me pronën e paluajtshme shtetërore, si komponentë e mjeteve jofinanciare të shtetit, janë të rëndësishme sepse mund të kontribuojnë në zgjidhjen e disa prej sfidave prioritare me të cilat përballet edhe Qeveria. Respektivisht, menaxhimi dhe udhëheqja e mirë me pronën e paluajtshme shtetërore, nga njëra anë, mund të kontribuojë në uljen e shpenzimeve të mirëmbajtjes, rikonstruktimit, dhënies me qira të pronës, dhe nga ana tjetër, mund të jetë burim i parashikueshëm për plotësimin e të ardhurave publike. Gjithashtu, rritja e transparencës dhe llogaridhënies për politikat publike për menaxhim efektiv dhe efikas të pronës shtetërore mund të kontribuojë në rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve.

Shkëmbimi i pasaktë dhe jo në kohë i informacionit ndërmjet institucioneve të ndryshme shtetërore të cilat janë përgjegjëse për menaxhimin e pronës do të thotë se ka joefikasitet të konsiderueshëm dhe koordinim joadekuat në proceset e përdorimit dhe mirëmbajtjes së pronës.

Krijimi i bazës së centralizuar të të dhënave (Regjistrit) është i një rëndësie të veçantë për Maqedoninë e Veriut. Kjo bazë do të përmbajë informacion mbi të gjithë pronën e paluajtshme shtetërore, e cila gjithashtu do të përditësohet rregullisht dhe do të jetë e disponueshme për të gjitha institucionet përkatëse, në mënyrë që të sigurohet mbikëqyrje e saktë të gjendjes së pronës dhe të mundësohet planifikim dhe shpërndarje efektive”, thuhet në njoftimin e zv. kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat