Ndalohen dy persona në Gostivar, dyshohen për vjedhje

Maqedonia

Ndalohen dy persona në Gostivar, dyshohen për vjedhje

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

MPB njofton se janë ndaluar dy persona nga Gostivari, të cilët dyshohen për vjedhje.

“Me datë 22.10.2024 në ora 21:00 në rrugën “18 Noemvri” në Gostivar, zyrtarët policorë kanë ndaluar I.H (56) dhe I.Z (28), të dy nga Gostivari.

Për shkak të dyshimit se gjatë dy muajve të kaluar kanë kryer vjedhje në Gostivar.

Ata janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat