Poeti Sllave Gjorgjo Dimoski është fitues i çmimit shtetëror “23 tetori”

Maqedonia

Poeti Sllave Gjorgjo Dimoski është fitues i çmimit shtetëror “23 tetori”

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 14:38
Sllave Gjorgjo Dimoski

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot është ndarë çmimi shtetëror “23 tetori”, i cili ndahet për arritje shumëvjeçare në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore-historike me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dimoski është fitues i çmimit për arritje në fushën e kulturës dhe artit.

Sllave Gjorgjo Dimoski (poet, eseist, përkthyes) u lind më 18 mars 1959 në fshatin Velestovë të Ohrit. Ka diplomuar në Fakultetin Filologjik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Për dy mandate ka qenë kryetar i Këshillit Drejtues në “Mbrëmjet e Poezisë në Strugës”. Është themelues dhe menaxher shumëvjeçar i festivalit “Nata e poezisë në Velestovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat