Kostadinov dhe Jakimovski paralajmërojnë se komunat e Strumicës dhe Karposhit do të largohen nga BNJVL

Maqedonia

Kostadinov dhe Jakimovski paralajmërojnë se komunat e Strumicës dhe Karposhit do të largohen nga BNJVL

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 10:13
Kostadin Kostadinov

Komuna e Strumicës largohet nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL). Këtë e ka njoftuar në profilin e tij në Facebook, kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, duke treguar se sot për këtë do të përgatisë një shkresë zyrtare, në të cilën do ta informojë BNJVL-në se nuk e meriton pjesëmarrjen e qytetit me të cilin menaxhon.

Kurse kryetari i komunës së Shkupit, Karposh, Stevçe Jakimovski, dje në mbrëmje njoftoi se do t’i bashkohet Kostadinovit dhe Komunës së Strumicës në njoftimin për largim nga BNJVL.

“Po largohemi nga BNJVL. Me shqetësim të madh për njerëzit e Strumicës sime, me gjithë përgjegjësinë, përpjekjet për bashkëpunim, partneritet, mjafton.

“Filozofi pa pragma, dëm për të cilin paguajnë qytetarët”, ka shkruar Kostadinov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat