Huamarrje e re prej 74 milionë eurosh për Maqedoninë, emetohen tre obligacione shtetërore

Maqedonia

Huamarrje e re prej 74 milionë eurosh për Maqedoninë, emetohen tre obligacione shtetërore

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Në ditët e fundit shteti ka marrë 74 milionë euro hua, të cilën e ka njoftuar Bursa e Maqedonisë për letra me vlerë afatgjatë.

Nga sot në bursë janë të listuara tre obligacione shtetërore me vlerë totale prej 73.8 milionë euro.

Obligacioni i parë kap vlerën 22.66 milionë euro, i emetuar më 19 tetor, me afat shlyerjeje 3-vjeçare (deri në vitin 2027) dhe normë interesi 3.95%. Obligacioni i dytë është 9.38 milionë euro, me afat shlyerjeje 15 vjet (deri në vitin 2039) dhe normë interesi 5.6%.

Obligacioni i tretë është më i larti, me një shumë prej 31.72 milionë euro, gjithashtu me afat deri në vitin 2039 dhe me interes 5.6%. Të gjitha obligacionet janë pa klauzolë valutore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat