Ndalohet një person në Shkup, grabiti një kazino

Maqedonia

Ndalohet një person në Shkup, grabiti një kazino

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Sot në ora 05:50 në Shkup, zyrtarë policorë të Njësisë së Policisë për Intervenim në SPB Shkup kanë ndaluar 29-vjeçarin B.D. nga fshati Haraçinë, Shkup.

Ai dyshohet se sot rreth orës 05:30 në një kazino në Shkup, në zonën e Gazi Babës, ka marrë para nga arka duke përdorur forcë ndaj punonjësit.

Mjetet e vjedhura u gjetën dhe iu kthyen pronarit.

Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të dorëzohet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat