Murtezani: Plani i ndryshimeve kushtetuese me efekt të vonuar nuk është refuzuar

Maqedonia

Murtezani: Plani i ndryshimeve kushtetuese me efekt të vonuar nuk është refuzuar

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 21:25
Orhan Murtezani

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, në një paraqitje në TV Sitel, ka deklaruar se plani për ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar nuk është hedhur poshtë.

“Mendoj se plani i ndryshimeve kushtetuese me efekt të vonuar nuk është refuzuar”, tha Murtezani.

I pyetur nëse kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nuk ka dashur të thotë drejtpërdrejt sot se ai propozim është i papranueshëm, Murtezani tha se është përshtypje subjektive.

“Bashkimi Evropian konfirmon mbështetjen e tij për Maqedoninë në rrugën drejt BE-së. Ursula von der Leyen ka dërguar mesazh se pengesat do të kalohen, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi përkushtimin e Qeverisë për procesin integrues”, tha Murtezani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat