Murtezani: Bashkëpunimi me KE-në vazhdon përmes monitorimit të zbatimit të reformave të dakorduara

Maqedonia

Murtezani: Bashkëpunimi me KE-në vazhdon përmes monitorimit të zbatimit të reformave të dakorduara

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 14:22
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mëngjesin e sotëm zhvilloi takim tematik pune me gazetarët, në të cilin prezantoi Agjendën Reformuese të Maqedonisë së Veriut, e cila dje u miratua edhe zyrtarisht nga Komisioni Evropian, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Kjo ngjarje, theksojnë nga atje, ishte një mundësi për të informuar mediat mbi aspektet kryesore të Agjendës, e cila fokusohet në zbatimin e reformave thelbësore socio-ekonomike dhe fundamentale gjatë periudhës 2024-2027, në përputhje me Planin për Rritje të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

“Murtezani prezantoi elementet kryesore të Agjendës Reformuese, duke përfshirë bazën ligjore, strukturën e reformave dhe indikatorët për monitorimin e tyre. Theks i veçantë u vu mbi hapat dhe kushtet për pagesë sipas Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor, i cili parashikon pagesa bazuar në përmbushjen e mjaftueshme të hapave reformuese. Përmes kësaj Agjende, vendi do të ketë qasje në ndihmën financiare të Bashkimit Evropian, duke mundësuar integrim ekonomik të rëndësishëm dhe harmonizim me standardet evropiane”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat