Petrushevski: 300 milionë euro projekti për rrugën Shkup-Bllacë, kalkulime për përfitime personale për individë nga LSDM dhe BDI

Maqedonia

Petrushevski: 300 milionë euro projekti për rrugën Shkup-Bllacë, kalkulime për përfitime personale për individë nga LSDM dhe BDI

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 13:22
Brane Petrushevski

“LSDM-BDI nuk bënë asnjë autostradë. Gjithçka bënë ishin vetëm kalkulime për krime dhe përfitime për individë”, thonë nga OBRM-PDUKM, duke potencuar se Autostrada Shkup – Bllacë me gjatësi prej 10 kilometrave është projektuar në trasenë që shtetit do t`i kushtojë 300 milion euro.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Brane Petrushevski tha se projekti i kësaj rruge ka qenë ide për përfitime personale e jo për ndërtim me çmim real.

“Është zgjedhur traseja, sipas së cilës një grup i caktuar njerëzish, pak para nisjes së projektit kanë blerë prona. Është e qartë se kreu I LSDM-së dhe BDI-së ka dashur që seriozisht të përfitojë nga eksproprijimi dhe traseja me shumë tunele. Për këtë është njoftuar PTHP-ja dhe presim procedurat.

Populli pret përgjigje nëse qeveria e mëparshme ka dashur të inkasojë miliona përmes njerëzve të afërt. PTHP-ja të inicojë procedurë dhe të jep përgjigje. Maqedonia s`ka 300 milionë euro për t`i hedhur në autostradën prej vetëm 10 kilometrave. Traseja duhet të riprojektohet dhe të fitohet autostrada me çmim shumë më të ulët”, tha Petrushevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat