LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Maqedonia

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 10:12

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar të lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat