Mexhiti: U bashkuam në marshin simbolik për të gjithë ata që përballen me sëmundjen e kancerit të gjirit

Maqedonia

Mexhiti: U bashkuam në marshin simbolik për të gjithë ata që përballen me sëmundjen e kancerit të gjirit

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, mori pjesë në Marshin simbolik organizuar me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Mexhiti bëri thirrje për ndërgjegjësim dhe shpresë, për të qëndruar pranë atyre që luftojnë me kurajë.

“Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit – një thirrje e fuqishme për tu kujdesur për shëndetin e grave dhe për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.

Sot, bashkë me Forumin e Gruas të Lëvizjes Demokratike, u bashkuam në një marsh simbolik për të shënuar këtë muaj dhe për të mbështetur të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje”, vuri në dukje Mexhiti.

Mexhiti përkujtoi se kontrollet e rregullta dhe zbulimi i hershëm janë hapa vendimtarë në rrugën drejt fitores mbi këtë sëmundje. Për në fund përçoi porosinë që të kujdesemi, të mbështesim dhe të japim shpresë për çdo grua që sot përballet me këtë sfidë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat