U nënshkruan marrëveshjet, këto komuna përfituan nga kredia hungareze për investime në projekte kapitale

Maqedonia

U nënshkruan marrëveshjet, këto komuna përfituan nga kredia hungareze për investime në projekte kapitale

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Sot janë nënshkruar marrëveshjet mes resorëve ministrore dhe njësive komunale për mjetet nga kredia hungareze që ndan qeveria për komunat.

Komunat që aplikuan dhe iu pranuan projektet, do të përfitojnë mjete nga gjithsej 250 milionë eurot e parapara nga Qeveria.

Lista e Komunave që fituan mbështetjen e qeverisë për financimin e projekteve kapitale janë:

Donacione për investime kapitale në fushën arsimore – rreth 133 milionë denarë për komunat e Gazi Babës, Manastirit, Likovës, Kërçovës dhe Bogovinë.

Donacione për investime kapitale infrastrukturën rrugore – rreth 2.8 miliardë denarë për komunat Berovë, Aerodrom, Manastir, Bërvenicë, Bogdanci, Bosillovë, Butel, Vallandovë, Vevçan, Veles, Vrapçisht, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gostivar, Dibër, Dellçevë, Demir Kapi, Debarcë, Demir Hisar, Dojran, Dollnen, Gjorçe Petrov, Zhelinë, Zellenikovë, Zërnovcë, Ilinden, Jegunovcë, Kavadar, Karposh, Karbincë, Kriva Pallankë, Krushevë, Mavrovë dhe Rostushë.

Donacione për investim kapitale në fushën e politikës sociale – rreth 50 milionë denarë për ndërtimin e çerdheve të reja në Petrovec dhe Gazi Babë.

Donacione për investime kapitale në sport – 220 milionë denarë për ndërtim të qendrave të sportit dhe rekreimit në Vevçan, Demir Hisar, Qendër, Manastir, Kavadar dhe Çashkë.

Donacione për fushën e kulturës dhe turizmit – rreth 200 milionë denarë në komunat Gjevgjeli, Pehçevë, Radovish dhe Gazi Babë.

Donacione për fushën e mjedisit jetësor – rreth 630 milionë denarë në komunat Vasillevë, Berovë, Shuto Orizarë, Pehçevë, Probishtip, Tetovë, Butel, Mogillë, Dellçevë, Vrapçisht, Likovë, Kisella Vodë, Çashkë, Çair, Haraçinë, Ohër, Osoman, Çeçev Sandevë.

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski apeloi që komunat të punojnë projekte cilësore dhe të njëjtat të realizohen dhe të zhvillojnë jetë cilësore për qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat