Partia opozitare LSDM ka reaguar ndaj dorëheqjen kolektive të Komisionit për falje.
Nga LSDM thonë se ai komision u bë “kurban” vetëm për të shpëtuar presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.
“Është e qartë se Qeveria mendon se Komisioni për Falje duhet të bëhet “kurban” që të shpëtohen Siljanovska dhe porositësit e këtyre faljeve skandaloze, reagojnë nga LSDM-ja. Presidentja Siljanovska vendos për faljet, e jo komisioni dhe përgjegjësia e plotë është e saj. Për faljet skandaloze patjetër të ketë përgjegjësi edhe për Siljanovskën edhe për porositësit.
Në Prill 2023, Presidentja hungareze, Katalin Novak, u dorëhoq për shkak të skandalit me faljen e një personi. Siljanovska amnistoi narko-bosin dhe kriminelë të dënuar të implikuar në afera spiunimi. A janë Hungaria dhe Orbani modeli që ndiqet nga Hristijan Mickoski? Ja, sipas shembullit të Hungarisë, Siljanovska le ta merr përgjegjësinë, le të dorëhiqet” – thonë nga LSDM.