Gjorgjievski: Deklaratat e kryetarit të Strumicës dhe Karposhit për largim nga BNJVL janë politike, po krijojnë probleme artificiale

Maqedonia

Gjorgjievski: Deklaratat e kryetarit të Strumicës dhe Karposhit për largim nga BNJVL janë politike, po krijojnë probleme artificiale

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 18:37
Gjorgjievski: Deklaratat e kryetarit të Strumicës dhe Karposhit për largim nga BNJVL janë politike, po krijojnë probleme artificiale

Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, konsideron se artificialisht po krijohen probleme dhe se ka politikë në deklaratat e kryetarëve të komunave të Strumicës dhe Karposhit për largim nga BNJVL.

Gjorgjievski theksoi për MTV se kryetari i komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, refuzon komunikimin dhe ndihmën e kolegëve të tjerë, duke i lënë peng qytetarët për qëllimet e tij politike.

Praktikisht nuk mbaj mend ndonjë seancë në të cilën është paraqitur, gjithmonë ka dërguar zëvendësues. Në momentet kur u shfaq periudha e krizës, jo vetëm unë, por edhe shumë kolegë dhe bashkëpunëtorë të BNJVL-së, u përpoqëm të kontaktojmë me të, të bisedojmë me të nëse ka vend për ta ndihmuar, për t’u përfshirë në tejkalimin e krizës së furnizimit me ujë. Përpjekjet për bashkëpunim që ai pretendon se ka pasur janë rrugë të dyanshme dhe duhet të informoj opinionin se kam hasur në një derë të mbyllur prej tij”, deklaroi Gjorgjievski.

AI deklaroi se mjete ka për të gjitha komunat që i kanë plotësuar kriteret për marrjen e mjeteve për projekte infrastrukturore, ndërsa afati shtesë është kompletimi i dokumentacionit.

“Nuk e kuptoj se cila është arsyeja që me kritere të përcaktuara qartë, kolegu Kostadinov me vetëdije ka aplikuar me një projekt që është duke u punuar.  Sa për pjesën tjetër, kolegut Nuhi nga Tearca, shërbimet e tij mbase kanë vonuar aplikimin. Ne në Kisella Vodë, kolegut Darko nga Buteli dhe kolegut tonë nga Saraji i mungon një dokument leje ndërtimi dhe këto janë gjëra të kuptueshme”, deklaroi ai.

Kujtojmë se kryetari i Strumicës tha se do të largohet nga BNJVL sepse sipas tij nuk shihet interesi i komunave, mirëpo po punohet sipas politikës së kreut të OBRM-PDUKM-së Hrisijan Mickoskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat