OBRM-PDUKM: Janë ulur shpenzimet për ushqim dhe pije për 1.000 denarë, po ndodh transformimi ekonomik i vendit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Janë ulur shpenzimet për ushqim dhe pije për 1.000 denarë, po ndodh transformimi ekonomik i vendit

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Partia në pushtet OBRM-PDUKM thotë se shpenzimet për ushqim dhe pije janë ulur, teksa ekonomia shënon rritje.

Harxhimet për ushqim dhe pije janë ulur për 1.000 denarë, masat e Qeverisë për uljen e çmimeve po japin rezultate”, thonë nga OBRM-PDUKM, teksa potencohet se po ndodh transformimi ekonomik.

“Shporta minimale sindikale, që llogaritet nga LSM-ja, qartë tregon se harxhimet për ushqim dhe pije për një familje katëranëtarëshe, në tetor krahasuar me shtatorin e këtij viti, janë ulur për 1.000 denarë. Dëshmi më të madhe se masat qeveritare japin fryte, nuk ka. Qytetarët nuk janë lënë të vetëm.

Qeveria ndërmerr masa reale për ruajtje dhe rritje të standardit jetësor. Rriten pensionet, pagat, përmirësohet klima e biznesit. Populli ka partner Qeverinë, që punon për të e jo kundër. Inflacioni është midis 2% dhe 2.5%, gjatë LSDM-së ishte dyshifrore”, deklaroi Brane Petrushevski nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat