ISHP: Numri i duhanpirësve në RMV është 45.4 për qind

Maqedonia

ISHP: Numri i duhanpirësve në RMV është 45.4 për qind

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Numri i duhanpirësve aktivë në Maqedoni sipas hulumtimit të Institutit për Shëndet Publik (ISHP) është 45,4 për qind.

Vetëm 5 për qind e qytetarëve e kanë lënë me sukses duhanin vitet e fundit.

Përdorimi i duhanit në vendin tonë është shumë i lartë.

Në qendrat e këshillimit për lënien e duhanit, të cilat funksionojnë në kuadër të qendrave të shëndetit publik në të gjithë vendin, ka frekuentim shumë të vogël. Në 2023, vetëm 43 persona erdhën në qendrat e këshillimit për lënien e duhanit, që është një numër shumë i vogël. Domethënë nuk ka interes të madh për lënien e duhanit tek popullata”, thonë nga Instituti.

Kujtojmë se duhani është një nga rreziqet më të mëdha për çrregullimet shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat