MSH: Për vaksinimin kundër gripit sezonal janë paraqitur mbi 61 mijë persona në RMV

Maqedonia

MSH: Për vaksinimin kundër gripit sezonal janë paraqitur mbi 61 mijë persona në RMV

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se për vaksinimin kundër gripit sezonal deri më tani janë paraqitur mbi 61,000 qytetarë, gjë që tregon interes të madh të qytetarëve për t’u mbrojtur nga komplikimet e gripit sezonal. Në pikat e vaksinimit janë vaksinuar tashmë mbi 19,000 qytetarë, thonë nga MSH.

“Duke filluar nga sot, ekipet lëvizëse të institucioneve shëndetësore do të kryejnë vaksinimin në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit. Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, e cila parandalon shfaqjen e formave më të rënda, komplikimeve dhe rezultateve fatale, veçanërisht për grupet në rrezik.

Për t’u kujtuar, regjistrimi bëhet duke plotësuar aplikacionin vakcinacija.mk dhe në këtë mënyrë regjistroheni drejtpërdrejt për vaksinim në sistemin “Termini Im”.

Sipas planit të parashikuar të vaksinimit, qytetarët marrin një njoftim përmes SMS-it për datën, orën dhe vendin e saktë kur duhet të vaksinohen. Vaksinimi falas përfshin grupet në rrezik si: personat e moshuar (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga mosha 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e kujdesit social për të moshuarit dhe punonjësit në këto institucione”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat