Mexhiti për letrat e Ahmetit: Fjala boshe që i kemi dëgjuar në të kaluarën

Maqedonia

Mexhiti për letrat e Ahmetit: Fjala boshe që i kemi dëgjuar në të kaluarën

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 16:00
Izet Mexhiti

Zv. kryeministri i parë dhe anëtar i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti nuk e sheh të arsyeshme të komentojë letrat e personit të parë të BDI-së Ali Ahmeti, dërguar kryeministrit Hristijan Mickoski, si dhe përfaqësuesve dhe liderëve ndërkombëtarë.

Gjatë inspektimit të punimeve në magjistralen Gostivar-Bukojçan, e cila është pjesë e Korridorit 8, Mexhiti tha se Qeveria aktuale nuk po merret me muhabet boshe, por me punë konkrete.

“Sot nuk jemi këtu për letra dhe muhabet boshe. Ne i kemi dëgjuar shumë në të kaluarën. Nuk jemi këtu as për të luajtur futboll. Jemi këtu për një punë konkrete – Korridorin 8 dhe jam i lumtur për dinamikën që është në lulëzim për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për vendin”, tha Mexhiti për mediat.

Ndërsa kryeministri Mickoski më herët pohoi se nuk e kam marrë letrën nga Ahmeti, por thotë se kur ta marrë do t’i kushtojë vëmendje, ashtu siç bën me të gjitha letrat që merr çdo ditë dhe vetëm atëherë do të bëjë një koment.

“Vërtet nuk e kam marrë, marr letra çdo ditë. Unë i kushtoj vëmendje të madhe të gjithë qytetarëve. Kështu vepron një Qeveri e përgjegjshme. “Ne nuk luajmë futboll, ne jemi përgjegjës”, tha Mickoski.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka dërguar një letër kryeministrit lidhur me vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndikimin e tyre në kohezionin ndëretnik dhe qëndrueshmërinë e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat