Mickoski: Si qeveri vazhdojmë të punojmë me përkushtim për realizimin e korridoreve 8 dhe 10

Maqedonia

Mickoski: Si qeveri vazhdojmë të punojmë me përkushtim për realizimin e korridoreve 8 dhe 10

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 16:02
Hristijan Mickoski

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se për vendin janë shumë të rëndësishme ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10.

“Sot për ne ky është një moment domethënës sepse pas dy vitesh, fjalë për fjalë dy vjet, me premtime dhe fjalë boshe, sot më në fund mund të shohim diçka që duhet të jetë pjesë e ëndrrës që kemi si qeveri dhe kështu vendi ynë të jetë shteti pritës i tre udhëkryqeve. Dhe është një kryqëzim transporti, hekurudhor dhe energjetik. Kjo është ëndrra jonë. Kjo është ëndrra ime personale dhe si kryetar i Qeverisë do të bëj gjithçka për ta bërë realitet”, tha kryeministri, Hristijan Mickoski.

“Ne jemi një vend pa dalje në det, për fat të keq dhe dikush mund ta konsiderojë këtë si një disavantazh, por ne duhet të jemi të zgjuar dhe ta përdorim atë disavantazh në favorin tonë, sepse jemi një udhëkryq natyror i dy korridoreve shumë të rëndësishme, Korridorit 8 dhe Korridorit 10.

Sot jemi këtu në një vend që është pjesë e Korridorit 8 dhe të shtunën nga sa kemi shqyrtuar deri më tani me personat përgjegjës nga kompania “Bechtel”, gjegjësisht konsorciumi “Bechtel dhe Enka”, do të vizitojmë edhe vendi tjetër ku ndërtohet, e ai është pjesa në mes të Prilepit dhe Manastirit.

Kjo është ajo që duhet të jetë prioriteti ynë dhe nga puna e katër muajve të kaluar si Qeveri mund të vërehet se janë bërë dyfish, trefish më shumë në krahasim me dy vjet më parë. Dhe mund të shihet. Dhe tani kjo nuk është magji, nuk është një iluzion, kjo është e vërteta. Ne e shohim se si janë bërë punët në terren”, theksoi Mickoski

Ai tha se këto negociata së bashku me menaxhmentin e kompanisë Bechtel filluan gjatë atyre kontakteve në Uashington, në Samitin e NATO-s, vazhduan edhe këtu dhe mund të shihni se kur do të arrihet bashkërisht, kur ka dialog, kur ka bisedime, mund të bëhet përparim.

“Të gjithë e shohim atë progres tani dhe jam vërtet krenar që jemi sot këtu dhe që në periudhën në vijim do të kemi shumë lajme më të këndshme dhe të bukura për ju, për opinionin vendor dhe qytetarët”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat