Janevska: Interesi i shtetit është që t’i mbështesin të rinjtë të studiojnë jashtë, por me qëllimin të kthehen në shtëpi

Maqedonia

Janevska: Interesi i shtetit është që t’i mbështesin të rinjtë të studiojnë jashtë, por me qëllimin të kthehen në shtëpi

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 16:03
Vesna Janevska

“Unë mbështes fuqimisht konceptin e BE-së për kalimin nga “ikja e trurit” në “qarkullimin e trurit”. Kjo do të thotë që studentët dhe profesionistët që kanë fituar njohuri dhe aftësi jashtë vendit inkurajohen të kthehen në vendet e tyre. Është në interesin e shtetit tonë të mbështesë të rinjtë për të studiuar në universitete prestigjioze të huaja, ku ndahen teknologjitë më të mira, risitë dhe praktikat më të mira. Megjithatë, qëllimi ynë përfundimtar mbetet që ata të kthehen në atdhe”. Këtë e tha sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, në hapjen e Panairit Studimor në Francë.

Sipas Janevskës, me njohuritë dhe aftësitë e fituara jashtë, të rinjtë mund të kontribuojnë shumë në përparimin teknologjik dhe të mbështesin rritjen e përgjithshme të ekonomisë së vendit.

“Kam besim se qeveria e re do t’i inkurajojë studentët që kanë mbaruar jashtë vendit të kthehen në atdhe dhe të marrin pjesë në ndërtimin e së ardhmes së vendit të tyre”, tha Janevska.

Ajo tha se Franca ka reputacion si një nga destinacionet kryesore në botë për arsimin e lartë, me universitetet e renditura ndër më prestigjiozët në botë.

“Këtë e arrijnë me programe studimi inovative që ndërthurin njohuritë teorike dhe aplikimin praktik, si dhe me përfshirjen në kërkimin modern. Atraksion nuk janë vetëm mundësitë për rritje personale dhe profesionale të studentëve, por edhe oferta e pasur kulturore e qendrave universitare franceze. Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbështet mobilitetin arsimor dhe jep bursa për studime në institucionet e huaja të arsimit të lartë”, shtoi Janevska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat