Lashkoska: Sistemi i Ujësjellësit në Dellçevë ka përfunduar

Maqedonia

Lashkoska: Sistemi i Ujësjellësit në Dellçevë ka përfunduar

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 20:04
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, së bashku me ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Shkup, Veronik Ullman dhe kryetarin e Komunës së Dellçevës, Goran Trajkovski, sot morën pjesë në ceremoninë me rastin e komisionimit zyrtar të impiantit të trajtimit të ujit të pijshëm në fshatin Trabotivisht, komuna e Dellçevës, me të cilin zyrtarisht përfundon projekti “Përmirësimi i ujësjellësit në Dellçevë”.

Duke theksuar se investimi në ujësjellësin e komunës së Dellçevës nënkupton realizimin e përcaktimit strategjik të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe të Qeverisë për të siguruar qasje në ujë të pastër të pijshëm për çdo banor të vendit, zëvendësministrja Lashkoska informoi se MMJPH-ja merr pjesë në këtë projekt me mjete prej 1,6 milionë franga zvicerane të përdorura për rindërtimin dhe zgjerimin e rrjetit ekzistues të ujësjellësit për fshatrat Svegor dhe Gabrovo dhe lidhjen e tyre me rrjetin e ujësjellësit në Komunën e Dellçevës.

Përndryshe, shumica e investimeve janë siguruar nga qeveria zvicerane (7 milionë franga), kurse kontributi i komunës së Dellçevës është në vlerë prej 40 mijë frangash zvicerane.

“Përfundimi me sukses i projektit “Përmirësimi i furnizimit me ujë në Dellçevë” është shembull se si me përpjekje të përbashkëta dhe qasje sistematike mund të arrihen zgjidhje të përhershme për shfrytëzimin e qëndrueshëm dhe ruajtjen e burimeve natyrore, përmes krijimit të sistemit cilësor të furnizimit të ujit”, tha Lashkoska në fjalimin e saj, duke shtuar se gjatë zbatimit të tij, projekti u përshtat me ndryshimet më të fundit socio-ekonomike dhe për punë i ka përdor teknologjitë më të mira të disponueshme të bazuara në burimet e ripërtëritshme të energjisë, gjë që konfirmon vendosmërinë e shtetit për një tranzicion të gjelbër dhe zhvillimim të qëndrueshëm nëpërmjet një orientimi drejt burimeve të rinovueshme të energjisë që janë tashmë gjerësisht të pranuara dhe të aplikua.

Lashkoska informoi se ujësjellësi për fshatrat Svegor dhe Gabrovë dhe lidhja e tyre me ujësjellësin e Dellçevës është në fazë testimi dhe pritet që së shpejti të funksionojë.

Ajo theksoi se Qeveria përmes thirrjes së fundit për ndihmë komunave e ka përkrahur komunën e Dellçevës me disa projekte shtesë dhe ka shprehur pritje që bashkëpunimi i mirë me Komunën e Dellçevës në fushën e ujësjellësit do të vazhdojë edhe në zbatimin e proceseve të nisura për ngritjen e sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave, i cili do të tejkalojë dy sfidat më të mëdha, ujin dhe mbeturinat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat