Gjorgjievski: BNJVL nuk shkakton kriza

Maqedonia

Gjorgjievski: BNJVL nuk shkakton kriza

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 20:34
Orce Gjorgjievski

Kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, pas takimit me kryetarin e Karposhit, Stevçe Jakimovski, tha se BNJVL nuk është ajo që shkakton kriza, por i tejkalon ato. Në takim nuk mori pjesë kryetari i komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, edhe pse ishte i ftuar.

Gjorgjievski tha se gjithmonë ka pasur mosmarrëveshje në mes të një kryetari të caktuar dhe një ministri, por është logjike që kur shkojnë gjërat të ketë mospajtime.

BNJVL do të hyjë në ndërmjetësim të drejtpërdrejtë të procesit dhe, siç shtoi ai, beson se do t’i tejkalojnë dallimet.

Gjordjievski njoftoi gjithashtu se BNJVL në ditët në vijim do të bëjë përpjekje për të organizuar takime ndërmjet Jakimovskit, Kostadinovit dhe përfaqësuesve të pushtetit qendror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat