LSDM: Gjithçka që tha Mickoski ishte gënjeshtër, kontrata me “Bechtel dhe Enka” iu bë atij më e mira historikisht

Maqedonia

LSDM: Gjithçka që tha Mickoski ishte gënjeshtër, kontrata me “Bechtel dhe Enka” iu bë atij më e mira historikisht

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 09:00
LSDM

Gjithçka ka thënë Hristijan Mickoski, çdo premtim që ka bërë sa ishte në opozitë ka rezultuar një gënjeshtër dhe mashtrim i madh. Qytetarët shohin se Mickoski si kryeministër po bën gjithçka, por fjalë për fjalë gjithçka është e kundërta e asaj që ka thënë dhe premtuar para zgjedhjeve, akuzojnë nga LSDM-ja.

Nga LSDM thonë se me qëndrimin “Kur ishte në opozitë, Mickoski e shpalli “krim historik” marrëveshjen me “Bechtel dhe Enka” dhe pretendoi se ishte “kontestuese në të gjitha bazat”. Epo, pasi u ul në karrigen e kryeministrit, Mickoski ndërroi korsinë brenda natës.

Tani, thonë nga LSDM, papritmas Mickoski e lavdëron me të njëjtën kontratë me “Bechtel dhe Enka”, thotë me krenari se është mirë për shtetin, tregon se sa të rëndësishme kanë qenë projektet për ndërtimin e Korridorit 8.

“Dje një thoshte tjetër gjë, sot tjetër gjë, ka aq shumë peripecitë në deklaratat e Mickoskit, saqë gënjeshtra e tij ndaj popullit është reduktuar në nivel të perversitetit politik. Ky është edhe një konfirmim i gënjeshtrave që OBRM-PDUKM dhe Mickoski i lanë në opozitë. Por më e rëndësishmja është se kjo është një pranim se projektet strategjike të udhëhequra nga LSDM-ja, si ai me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10, ishin të mira dhe se tani kjo Qeveri do të vazhdojë t’i realizojë ato”, thonë nga LSDM.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat