KE: Draft plani i zgjerimit për Maqedoninë e Veriut parashikon respektimin e marrëveshjeve bilaterale

Maqedonia

KE: Draft plani i zgjerimit për Maqedoninë e Veriut parashikon respektimin e marrëveshjeve bilaterale

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Sipas informacioneve në draftin e Zgjerimit, Komisioni Evropian për Maqedoninë e Veriut në raport thekson respektimin e marrëveshjeve bilaterale, përfshirë Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, njofton media greke “ERT”.

Komisioni Evropian pritet të tregojë se është e një rëndësie të veçantë që Turqia të kontribuojë në mënyrë aktive për një zgjidhje të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të çështjes së Qipros bazuar në një federatë bizonale të dy komuniteteve.

Për sa i përket Shqipërisë, drafti thekson promovimin e të drejtave themelore në lidhje me pronën dhe minoritetet.

Kujtojmë se edhe presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut theksoi rëndësinë e zbatimit të ndryshimeve kushtetuese e cila është kusht për hapjen e negociatave të vendit me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat