RDM: Qeveria të mos vonojë pastrimin në OHIS

Maqedonia

RDM: Qeveria të mos vonojë pastrimin në OHIS

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Nga partia Rindërtimi Demokratik i Maqedonisë (RDM) shprehin shqetësimin e tyre për zgjatjen e pastrimit të deponisë së vogël me izomerë NSN në ish fabrikën ASH OHIS.

Për të njëjtën, ka pasur deklarata nga ministrat e mjedisit se do të pastrohet në fillim të vitit 2023.

Mjetet shtesë të siguruara në seancën e 27-të (23.10.2024) të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në shumë prej 27.453.000 denarë (400.000 euro) janë të vogla për klerim të plotë.

UNOPS-i, si agjenci zbatuese që kishte për obligim të mobilizojë mjete shtesë për rehabilitimin e plotë të deponisë së vogël, deri më tani nuk ka siguruar mjete, dhe RDM pret Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në Buxhetin për vitin 2025 të ndahen fonde për pastrimin përfundimtar të deponisë së vogël, siç është zvogëlimi i ndikimit në shëndetin e njerëzve dhe mjedisin në Shkup”, thuhet në kumtesën e RDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat