Rreth 680 milionë denarë nga mjetet për projekte kapitale nëpër komuna janë për mbrojtjen e mjedisit në Maqedoni

Maqedonia

Rreth 680 milionë denarë nga mjetet për projekte kapitale nëpër komuna janë për mbrojtjen e mjedisit në Maqedoni

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Rreth 680 milionë denarë nga mjetet që do të investohen për realizimin e projekteve kapitale nëpër komuna janë të dedikuara për mbrojtjen e mjedisit jetësor, tha kryeministri Hristijan Mickoski.

“Mjedisi është prioriteti ynë dhe këtu investohet shumë. Ne po punojmë për këtë sepse qytetarët kanë nevojë. Janë diku rreth 680 milionë denarë në projekte që janë pjesë e mbrojtjes së mjedisit dhe ne vazhdojmë të investojmë në mjedis në ato programe që tashmë i kemi nga e kaluara.

Mora informacione se projekti po fillon të realizohet gradualisht për impiantin e trajtimit në Manastir, diçka të ngjashme pres edhe për Tetovën. E shoh se Shkupi ka filluar të lëvizë, etj.

Dua të them se ato projekte janë absolutisht prioriteti ynë”, tha Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit para fjalimit në konferencën e “Bloomberg Adria” me temë “Potenciali ekonomik dhe mundësitë zhvillimore për Maqedoninë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat