Kasami: Ahmeti të sillet si opozitë, ta reformojë partinë

Maqedonia

Kasami: Ahmeti të sillet si opozitë, ta reformojë partinë

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 13:51
Bilall Kasami

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot tha se Ali Ahmeti duhet të sillet si opozitë dhe të reformojë partinë.

“Më vjen keq që Ali Ahmeti që nuk e ka kuptuar që pas katër muajve është në opozitë dhe duhet të sillet si opozitë. Kjo nënkupton reformimin e partisë së tij, ai edhe më tutje sillet si një fëmijë llastuar, ku sipas tij të gjithë të tjerët janë fajtor, ndërsa vetëm ai vetë jo dhe njerëzit rreth tij që e sollën në opozitë nuk janë fajtor.

Unë do i kisha sugjeruar që të bëjë një riformatim të mirë të partisë dhe të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme”, tha Kasami, duke komentuar letrat që Ali Ahmeti u ka dërguar ndërkombëtarëve.

Kasami tha se po vazhdojnë me realizimin e projekteve në interes të qytetarëve dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve, ndërsa Ahmeti ka kohë të shkruaj letra ndërsa përgjigjen do ta marrë në zgjedhjet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat