BDI shpreh kënaqësinë që Korridorit 8 dhe 10d po vazhdon të ndërtohet, pavarësisht që i njëjti realizohet nga një qeveri pa legjitimitet etnik.
Nga atje thonë se kjo vetëm sa konfirmon vizionin tonë të qëndrueshëm dhe politikat tona afatgjata për përparimin e vendit dhe ndërtimin e infrastrukturës moderne rrugore.
“Nuk mund të mos vëmë në dukje se ata që deri dje e kundërshtonin ashpër këtë projekt dhe kërcënonin me anulimin e tij, sot e quajnë atë një projekt historik. Ky ndryshim qëndrimi tregon vlerën e pamohueshme që Korridori 8 përfaqëson për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut dhe për përmirësimin e lidhjeve të saj me rajonin dhe Evropën.
Politikat e BDI-së kanë qenë gjithmonë në interes të qytetarëve, dhe rezultatet e përditshme i bindin ata se akuzat dhe sulmet e drejtuara ndaj nesh nuk ishin asgjë tjetër përveçse përpjekje për të arritur pushtetin pa mbështetje të vërtetë”, thonë nga BDI.
Përkundër kritikave, theksojnë nga atje, kërkojmë që ky projekt i rëndësishëm të realizohet me sukses.
Gjithashtu, shtojnë nga atje, apelojmë për ndërtimin e tunelit në aksin rrugor Gostivari -Bukojqan, duke e vlerësuar këtë si zgjidhjen më të përshtatshme për ndërtimin e Korridorit 8.