Qeveria nuk heq dorë nga rritja e pagave të funksionarëve për 78%, por do të punojë që ato të mos rriten në të ardhmen. Me përllogaritjen e re, funksionarëve në janar u takon rritje të re që lëviz nga 130 deri 330 euro.
Tani për tani është e pasigurt nëse kjo do të realizohet përmes ndryshimeve ligjore në Kuvend.
Nga ana tjetër opozitarja LSDM akuzoi se Mickoski i opozitës nuk e njeh Mickoskin që është në pushtet.
“Në një intervistë për Televizionin Sitel më 17 gusht 2023, Mickoski u premtoi qytetarëve se do t’i rishikojë dhe ulë pagat e nëpunësve shtetërorë nëse qytetarët i besojnë, për çka do të propozojnë edhe ligj të veçantë”.
“Tani Mickoski është kryeministër, kanë kaluar 4 muaj që kur është në krye të qeverisë, nuk flet asnjë fjalë për uljen dhe rishikimin e premtuar të pagave të zyrtarëve. LSDM pret që Mickoski të përmbushë premtimin e tij për uljen dhe rishikimin e pagave të zyrtarëve”, thonë nga LSDM.