Mickoski konfirmoi se ekziston grup pune për përpilimin e një ligji të ri për përfaqësim të drejtë. Ai tha se në grup ka ekspertë por se ministri Minçev nuk është pjesë e tij.
Konfirmimi i Mickoskit vjen një ditë pasi ministri i Administratës Goran Minçev tha se akoma nuk ka grup pune për ligjin për përfaqësim të drejtë, kurse VLEN tha se grupi i punës ekziston, ka mbajtur dy takime dhe se vetë Minçev ishte pjesë e tij.
“Unë nuk i komentoj qëndrimet që vinë nga individë nga partnerët tanë të koalicionit. Po, ka grup pune në të cilin ka ekspertë të cilët punojnë në hartimin e zgjidhjes ligjore që do të jetë kushtetuese, e cila, kur të definohet, do t’i jepet opinionit dhe do ta dëgjojmë gjykimin e tyre dhe më vonë edhe të Komisionit të Venecias, para se të dërgohet në Kuvend.
Po, ka grup pune. Jo, ministri Minçev nuk është pjesë e atij grupi të punës”, deklaroi Hristijan Mickoski.