Kryetarja e PLD-së dhe deputetja e Kuvendit të Maqedonisë, Monika Zajkova ka folur për ndryshimet kushtetuese në vend, anëtarësimin e vendit në BE, si dhe ka komentuar letrën e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti i cili ju ka dërguar ndërkombëtarëve.
Ajo thotë se procedura për ndryshime kushtetuese mund të fillojë tani, por ajo do të përfundojë dhe ndryshimet të hyjnë në fuqi me nënshkrimin e marrëveshjes së anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
“Qëndrimet e PLD-së janë se në konkluzionet e fundit asgjë nuk na pengon të zbatojmë ndryshimet kushtetuese, pra të fillojmë procedurën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, për të arritur në atë fazën e fundit për ligjin kushtetues, ku ne vetë parashikojmë se kur do të hyjnë në fuqi. Pika 4 i referohet faktit se Maqedonia duhet t’i zbatojë ndryshimet kushtetuese, pika 6 është se konferenca e dytë ndërqeveritare do të mbahet pa vendim politik pasi të përfundojmë procesin e ndryshimeve kushtetuese sipas procedurës së brendshme.
Kjo lë mundësinë për një interpretim më të gjerë, i cili na çon në veprimin e vonuar për të cilin po flasim dhe se këtu, nëse këto janë qëndrimet tona, të gjithë së bashku duhet të ndërtojmë një qëndrim shtetëror që po, këtu e kemi përfunduar detyrimin tonë, por të njëjtat do të hyjnë në fuqi pasi të gjitha vendet anëtare, përfshirë Bullgarinë, të votojnë pro”, sqaron Zajkova në “Samo Vistina”.
Sipas Zajkovës, ndryshimet nuk thonë “”to enter into force immediately””, që do të thotë se nuk ka detyrime që ato të hyjnë në fuqi menjëherë. Në vetë kuadrin e negociatave nuk ka data për hyrjen në fuqi, por i referohet zbatimit të marrëveshjeve që vendi ka ratifikuar, ajo që është e rëndësishme për vendin është që angazhimet që kemi marrë janë në konkluzione.
PLD propozon që ndryshimet të hyjnë në fuqi pasi të gjitha shtetet anëtare, përfshirë Republikën e Bullgarisë si shtet anëtar, ta ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
E pyetur për letrat e fundit të Ahmetit, Zajkova konsideron se në këtë pikë ato tema janë tejkaluar dhe se nuk ka nevojë të diskutohet për to. Nuk ka nevojë të kthehemi në disa gjëra dhe të krijohen tensione ndëretnike. Ajo thotë se për të, si liberal demokrate, të gjithë qytetarët në këtë vend janë të barabartë dhe duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe gjykatave.
“Ndërsa Amerika po lëshon sonda për të testuar jetën në liqenet nën një nga hënat e Jupiterit, ne po hapim përsëri çështje të marrëdhënieve ndëretnike, të cilat unë personalisht nuk e shoh të nevojshme që kjo të ndodhë. Le të ndalojmë së kërkuari kuotat, le të fillojmë të shikojmë cilësinë dhe sistemin e meritave që kërkojmë të gjithë. Besoj se të gjithë qytetarët që jetojnë në këtë vend dëshirojnë që cilësia jonë të vlerësohet. Kur shkoj te mjeku nuk pyes për përkatësinë etnike të mjekut, por kërkoj më të mirën që është në operacionin përkatës për të më operuar”, thozë Zajkova.