Mickoski: Ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar, nuk mund të bëhen në mënyrë të njëanshëm

Maqedonia

Mickoski: Ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar, nuk mund të bëhen në mënyrë të njëanshëm

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 12:37
Hristijan Mickoski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse qeveria mund të paraqesë një propozim në Kuvend për ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar, pa formuar qeveri në Bullgari, tha se është “naive të bëhet një gjë e tillë”.

“Një veprim i tillë i njëanshëm do të nënkuptonte një rrezikim të plotë të integrimit tashmë të kërcënuar evropian, për shkak të aventurave të qeverisë së kaluar. Duhet marrë çdo sinjal që të mund të shkojmë një hap më tej. Mund ta kishim bërë më herët nëse do të ishim fillestarë në këtë çështje.

Ne nuk jemi as Bujar Osmani, as Mariçiq, as Kovaçevski që të jemi naivë dhe t’i besojmë interesave të të tretëve. Interesi ynë janë qytetarët dhe shteti”, tha Mickoski në vënien e gurthemelit të një kopshti në Komunën e Gjorçe Petrovit.

Mickoski nuk deshi të komentoj Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, megjithatë sipas tij raporti në fjalë përfshin qeverinë e kaluar, qeverinë teknike dhe vetëm 2 muaj të qeverisë aktuale.

Në lidhje me përfshirjen e PLD-së në koalcionin qeveritar, Mickoskit tha se koalicioni qeveritar është i qëndrueshëm dhe solid, pothuajse një shumicë zyrtare prej 2/3 në Kuvend. Mund të bashkohet kushdo që mbështet dhe ndan politikat e qeverisë. Se a do të ishin zyrtarisht pjesë e koalicionit qeverisës, nuk e kam diskutuar ende brenda partisë dhe koalicionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat