“Zgjedhja e Bojan Hristovskit për drejtor të Agjencisë për Siguri Kombëtare në rrethana të dyshimta dhe me çertifikatë të dyshimtë të njohjes së gjuhës angleze është turpi më i madh, por edhe poshtërim për shtetin dhe profesionistët që kanë kaluar jetën në komunitetin e sigurisë-inteligjencës. Nga të gjithë profesionistët, OBRM-PDUKM zgjodhi trajnerin e kikboksit si drejtor dhe na nderoi me një çertifikatë të falsifikuar”.
Këtë, ndër të tjera, sot në një konferencë për media në Kuvend e deklaroi deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, për emërimin e drejtorit të ri në njërën nga institucionet më të mëdha të sigurisë në vend.
Petrovska tha se LSDM ka marrë pyetje nga sinjalizuesit që janë pjesë e sektorit të sigurisë:
“Ku ishte Bojan Hristovski ditën e provimit? Ku keni qëndruar një ditë apo disa ditë para datës së provimit? Çfarë di ai për faljet skandaloze? Këto janë çështje me interes publik”, tha deputetja.
LSDM njofton dorëzimin e iniciativës te kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrje të punës së ASK-së dhe AI-së për thirrjen e seancës, në të cilën do të jetë i ftuar edhe Hristovski.