Mickoski pranoi Raportin e KE-së: Nuk kemi kohë për të humbur, nuk heqim dorë nga reformat dhe eurointegrimi

Maqedonia

Mickoski pranoi Raportin e KE-së: Nuk kemi kohë për të humbur, nuk heqim dorë nga reformat dhe eurointegrimi

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 20:25
Foto nga takimi

Shteti nuk do të heqë dorë nga reformat, ndërkaq edhe pse qytetarët janë të lodhur nga i tërë procesi dhe në mënyrë të paarsyeshme ndodhemi në sallën e pritjes të BE-së, qëllimi i vetëm strategjik për të gjithë mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian, porositi kryeministri Hristian Mickoski, pasi që sot pasdite, nga euroambasadori Mihalis Rokas i pranoi kopjet nga Raporti i Komisionit evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2024.

Në konferencën për shtyp me Rokas në Qeveri, Mickoski vlerësoi se me Raportin kemi pasqyrë reale për gjendjet, si dhe se Qeveria e re i ndryshon gjërat dhe është notuar lufta kundër korrupsionit. Qeveria e kaluar, sipas tij, duhej të bënte më shumë dhe më mirë, por siç porositi, duhet t’i tejkalojmë përplasjet politike dhe të fokusohemi në atë që duhet bërë të gjithë së bashku.

Mickoski theksoi se Raporti i KE-së i referohet periudhës shtator 2023 dhe shtator 2024 dhe se në të janë tre qeveri, një politike, një teknike dhe një qeveri e cila është zgjedhur më 23 qershor të këtij viti.

“Njeriu duhet t’i qaset realisht gjërave dhe realisht të bisedojë për sfidat e përbashkëta që na paraprijnë si shtet. Nuk do të them se me vetëm dy muaj janë përfshirë në raport se kemi bërë çudira. Edhe pa këtë raport si i pari i Qeverisë e di se qytetarët jetojnë vështirë dhe se na nevojiten hapa të mëdhenj përpara, reforma kyçe dhe ajo që ndoshta për mua paraqet prioritet kyç, e ajo është lufta kundër korrupsionit. megjithatë është mirë kur të merret edhe kuantifikimi dhe një pasqyrë reale për gjendjet. Me raportin marrim një pasqyrë reale, objektive për gjendjet për gatishmërinë e përgjithshme të vendit në arritjen e rregullave dhe standardeve evropiane, si dhe për atë që është bërë gjatë vitit të kaluar. Është detektuar përparim i mirë apo i caktuar në disa fusha, por edhe përparim i kufizuar apo i pamjaftueshëm, përkatësisht nuk ka fare përparim në disa fusha dhe tema të tjera nga Legjislatura dhe standardet evropiane”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat