Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, thotë se Kuvendi është i gatshëm që ndryshimet kushtetuese të përfshijnë edhe bullgarët, por sipas tij, duhet vetëm vullnet politik.
“Kuvendi për sa i përket procedurës është i gatshëm ta fillojë në çdo kohë. Por për të filluar atë proces duhet vullnet politik dhe një marrëveshje që të kemi një perceptim të qartë, që të mos fillojmë diçka që nuk do të funksionojë për ne.
Për sa i përket Kuvendit, shërbimeve dhe procedurës jemi gati. Shpresojmë se do ta arrijmë atë marrëveshje politike sa më shpejt që të jetë e mundur për të filluar atë proces.
Do të doja që të ishte sa më shpejt sepse vërtet mendoj se është e një rëndësie strategjike dhe jetike që sa më shpejt t’i nisim negociatat dhe të bëhemi anëtar i plotë i BE-së”, tha Gashi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.