Janevska: Bojkoti në Moranë është politik, mungesat e nxënësve do të jenë të paarsyeshme

Maqedonia

Janevska: Bojkoti në Moranë është politik, mungesat e nxënësve do të jenë të paarsyeshme

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 08:29
Vesna Janevska

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska thotë se bojkotimi i mësimit në Moranë është proces i montuar politik njëjtë siç ishte edhe në Çashkë.

“Kjo është një proces i montuar politikë, siç ishte i montuar procesi politik në Çashkë. Shkolla e Moranës është pjesë e një shkolle të Komunës. Dikush po i bind prindërit, se nëse marrin drejtor apo eventualisht zv. drejtor, ata do të kenë kushte më të mira, më shumë investime, diçka që nuk ka logjikë sepse ato janë pjesë e të njëjtës komunë”, tha Janevska në “ClickPlus”.

Ajo tha se atje bëhet fjalë vetëm drejtor dhe zv. drejtor.

Ministrja tha se nëse nxënësit, nuk kthehen në shkollë do të ballafaqohen me shumë padrejtësi, me shumë orë mësimore të humbura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat