Dimitrieska-Koçoska: Kishte para të miratuara për rrugët Shkup-Bllacë dhe Bukojçan-Kërçovë, pse qeveria e kaluar nuk nisi realizimin

Maqedonia

Dimitrieska-Koçoska: Kishte para të miratuara për rrugët Shkup-Bllacë dhe Bukojçan-Kërçovë, pse qeveria e kaluar nuk nisi realizimin

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 15:33
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska pyeti se pse qeveria e kaluar nuk ka nisur realizimin e rrugëve Shkup-Bllacë dhe Bukojçan-Kërçovë, marrë parasysh se ka pasur mjete financiare të alokuara për këto projekte.

Dimitrieska-Koçoska tha se qeveria e kaluar nuk ka pasur aspak interes për investime kapitale.

“Dhe të mos harrojë, për atë që jam shokuar shumë ditëve të fundit ishte se kemi mjete të miratuara për ndërtimin e Shkup-Bllacë dhe Bukojçan-Kërçovë, janë kredi të ndryshme nga projekti i tanishëm për Korridoret 8 dhe 10, të miratuara që nga viti 2021. 

Tani parashtrohet pyetja pse nuk kanë nisur me realizimin e atyre projekteve. Kush është fajtor për këtë, paratë janë miratuar. Një është nga Banka Europiane e Investimeve dhe tjetra më duket nga BERZH. Dmth dy projekte. 3-4 vjet më parë të miratuara në bashkëpunim me qeverinë e kaluar, kjo vetëm tregon se kjo nuk ka pasur asnjë interes për investime kapitale”, tha mes tjerash Koçoska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat