Dy vëllezër të dyshuar për vrasje dhe tentim vrasje në Haraçinë, kërkohet caktimi i masës së paraburgimit

Maqedonia

Dy vëllezër të dyshuar për vrasje dhe tentim vrasje në Haraçinë, kërkohet caktimi i masës së paraburgimit

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj dy vëllezërve nga Haraçina, të moshës 23 dhe 30 vjeçare, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale si bashkëkryetarë “Vrasje” nga neni 123 paragrafi 2 pika 1 dhe një vepër penale “Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 1 lidhur me nenin 19 (tentativë) të Kodit Penal.

Ata bashkërisht dhe qëllimisht i kanë marrë jetën një personi dhe kanë tentuar t’i marrin jetën edhe djalit të tij, për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura borxh-kreditor, pra për shkak të një borxhi prej 7.000 eurosh, i cili tani i ndjeri kishte tek babai i të dyshuarve.

Dy vëllezërit kanë pranuar të takojnë babanë dhe djalin, me ç’rast vëllai i madh ka shkuar në drejtim të tyre për t’u përballur fizikisht me ta, ndërsa vëllai i vogël ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të viktimave, duke i shkaktuar plagë të shumta me armë zjarri.

Babai i sulmuar ka ndërruar jetë, ndërsa djali i tij ka pësuar lëndime të rënda. Dy të dyshuarit janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Më pas vëllai i madh është gjetur dhe ndaluar, ndërsa i vogli është në kërkim.

Prokurori publik gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup i ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dy, me faktin se për të arratisurin do të zbatohet nga momenti i arrestimit të tij.

Në Gjykatë është dorëzuar edhe një kërkesë për lëshimin e urdhrit për arrestimin e të dyshuarit, i cili nuk është në dispozicion të organeve të rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat